“Do heq dorë nga muzika”, Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin

“Nuk do të bëj muzikë gjithë jetën…” Dhe kjo është një deklaratë krejt normale, por ndoshta jo aq normale kur bëhet fjalë për reperin Mc Kresha. Koncertet, videoklipet, projektet e reja vijojnë dhe në një kohë kur duket se është kulmi i suksesit, të thuash “do të heq dorë nga muzika”, s’mund të kalojë pa zhurmë.

Por, në fakt, nuk është tamam kështu. Në të rrallat intervista që jep, Mc Kresha vështirë të lërë vend për keqinterpretime, por këtë herë, pothuaj kështu ndodhi.

Pasditen e sotme në “Pushime on Top”, Mc Kresha dhe Lyrical Son folën për verën e nxehtë në Shqipëri, koncertet, por edhe për projektet që kanë në të ardhmen.

Me këtë rast, Kresha sqaroi edhe deklaratën e tij që bëri zhurmë në rrjet dhe u komentua si e papritur, aq sa të gjithë nisën të pyesnin “pse po heq dorë nga muzika?”

Reperi i shumë hiteve u ndal për të sqaruar se ajo deklaratë ishte në kuadër të një pyetjeje gjatë intervistës, e cila, për fat të keq, më vonë u komentua gjatë.

“…Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rap, sepse muzika rap, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja”, – thotë Kresha duke shtuar se për ne është e vështirë të japësh intervista, sepse fjalët mund të “rrëmbehen” dhe keqinterpretohen.

“Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua. Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time”.

“Do heq dorë nga muzika”, Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook