Sukseset e skuadrave shqiptare në Evropë jo vetëm të asaj të Shqipëisë, i ka përshëndetur edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në dy postime, kreu I futbollit shqiptar uron Partizanin, Ballkanin dhe Strugën…
“Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi” – shkruan fillimisht Duka, ndërsa më pas uron edhe dy ekipet e tjera:
“Ur𝗶𝗺𝗲 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝘁𝗿𝘂𝗴𝗮! Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.
Puna e shkëlqyer që kanë kryer këto trajner në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.
Sëbashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar. Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet. Suksese të mëtejshme!”
()