Cila është Mbrojtja më e Mirë për Trurin dhe Cilësinë e Jetës!

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.

Gjumi ndahet në disa kategori: gjumi i lehtë, i thellë, dhe gjumi i ëndrrave ose siç njihet ndryshe faza REM.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se pikërisht gjatë fazës së gjumit të ëndrrave, gjëra të mrekullueshme ndodhin në tru.

Sipas vëzhgimeve të tyre, në fazën REM të gjumit, neuronet në tru nisin të sinkronizohen, ndizen e fiken si dritat e pemës së krishtlindjeve. Më pas, ato fiken krejt papritur duke bërë që truri krejt papritur, të ketë më pak nevojë për oksigjen.

Për pasojë, truri ka nevojë për më pak gjak. Ndërkohë lëngjet që rrethojnë trurin nisin ta pastrojnë atë nga toksinat që akumulohen natyrshëm në tru dhe nxisin më pas shumë sëmundje të rrezikshme.

Pra, thënë ndryshe, kur njeriu ëndërron, truri kthehet në një makinë larëse që eliminon të gjitha toksinat.

Ky proces pastrimi aktivizohet vetëm në fazën kur njeriu fle aq thellë sa nis të ëndërrojë.

Gjumi Duhet Të Jetë Prioritet

Ndiqni këto këshilla nga AgroWeb.org dhe flini siç duhet dhe mjaftueshëm për të garantuar mirëqenien e mendjes dhe trupit tuaj.

Vendosni një objektiv

Synoni të flini shtatë orë dhe të jeni energjikë për të përballuar sfidat e ditës.

Nëse zgjoheni pas një gjumi të mirë, do të ndiheni të gjallëruar e të mençur.

Rrjedhimisht do të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme apo aktivitetin fizik.

Gjumi ju bën më të motivuar dhe më të vullnetshëm për tu rezistuar tundimeve të panevojshme.

Vendosni një orar dhe respektojeni

Ndërmarrja e një angazhimi të tillë është hapi i parë drejt një gjumi cilësor.

Vendosni një orar, një rutinë tuajën dhe respektojeni sa më shumë.

Fikni telefonin që t’i shmangeni tundimit për të përgjuar të tjerët në rrjetet sociale

Vendoseni një alarm që t’ju kujtojë se është koha për të fjetur.

Ushqehuni shëndetshëm

Kur trupi dhe mendja janë të lodhur, ju i keqinterpretoni dëshirat tuaja.

Herën tjetër që kuptoni se po hani pa pasur mendjen, përpiquni të zbuloni nëse po hani se jeni të uritur apo nuk jeni ngopur me gjumë.

Lodhja me urinë ngatërrohen shpesh me njëra tjetrën.

Qetësohuni

Jepini kohë vetes. Qetësohuni, merrni frymë thellë, shtendosuni dhe përqendrohuni tek momenti dhe jo ngjarjet e ditës.

Nëse truri juaj gëlon nga mendimet, shkruajini ato në një letër përpara se të flini.

Gjumi ka nevojë për përkushtim. Një zakon i tillë do të ndihmojë shëndetin tuaj.

Provoni këto këshilla:

  • Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.
  • Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike
  • Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër./AgroWeb.org

Cila është Mbrojtja më e Mirë për Trurin dhe Cilësinë e Jetës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook