“Mund të largohen jashtë vendit”, Gjykata i la në burg, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.ministri shokë fakulteti, si ia fshehën shtetit njohjen dhe udhëtimet

GJKKO iu komunikoi sot masat e sigurisë 7 zyrtarëve dhe biznesmenit Ilir Rrapaj në lidhje me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale. Gjyqtarja Etleva Deda në përfundim të një seance të zhvilluar me dyer të mbyllura komunikoi masën e sigurisë arrest me burg ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Po ashtu të njëjtën masë ia komunikoi biznesmenit të kompanisë që zotëron pjesën dërrmuese të aksioneve të koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda. Gjykata ka arsyetuar se rrezikon risku që këta dy persona të dyshuar për këto vepra penale të largohen jashtë vendit përderisa në historikun e tyre pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe konkretisht Ilir Rrapaj ka pasaportë edhe italiane sipas të dhënave, por gjithashtu ka biznes në shtetin italian. Po ashtu dhe Klodian Rjepaj lëviz shpesh jashtë vendit për shkak të funksionit që ka dhe kjo për prokurorinë dhe gjykatën është e mjaftueshme për t’i mbajtur në arrest me burg përderisa ekziston risku që të largohen jashtë vendit dhe t’i shmangen drejtësisë.

Po ashtu edhe për zyrtarët e tjerë, të cilët dyshohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, Gjykata ka urdhëruar të mbahen nën masa sikurse kanë qenë edhe më herët. Duhet theksuar se dy prej zyrtarëve janë nën masën e arrestit në shtëpi.

Nën masën e sigurimit të detyrimit për paraqitje është Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Pertef Mersini, Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi. Një nga personat e akuzuar deklaroi se është krenar për këtë koncesion, ndërkohë që zoti Gjata refuzoi të jepte shpjegime duke deklaruar përmes avokatit të tij Plarent Ndreca se është nën masë sigurie dhe nuk mund të flasë për sekretet e hetimit. I pyetur nga News24 se përse Qendra Spitalore Universitare nuk e vuri në funksion qendrën e sterilizimit që kishte ngritur me kredi brenda QSUT, por në 2015 firmosi një koncesion dhe ia la në përdorim këtë qendër koncesionarit, zoti Gjata tha se për këtë çështje duhen pyetur drejtuesit e institucionit. Hetimet për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është miratuar në vitin 2015. Është firmosur një kontratë mes’ Sunny Service’, bashkim i tre kompanive, ku aksionet kryesore i zotëron firma në pronësi të Ilir Rrapajt dhe kjo kontratë është lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një kontratë me afat 10-vjeçar, në vlerën e 100 milionë eurove.

Afati është 10 vite dhe ishte në vitin e 8-të të operimit. Fillimisht Prokuroria e Tiranës i pushoi hetimet për këtë çështje duke arsyetuar se nuk ishin gjetur elementë të veprës penale. Prokuroria e Posaçme i rinisi tre vite më vonë mbi bazën e kallëzimit të Nismës Thurje dhe ishte kjo padia e parë në SPAK-un e sapokrijuar dhe pas tre vitesh hetimi është operuar dhe me masa sigurimi.

Duhet theksuar se sipas hetimeve të Prokurorisë biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë shok fakulteti, universiteti me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe kanë kryer udhëtime bashkë me njeri-tjetrin pas lidhjes së koncesionit dhe kjo sipas Gjykatës dhe Prokurorisë përbën konflikt të fortë interesi dhe është mashtruar shteti shqiptar, sepse të dy ata do duhet ta kishin deklaruar përpara se të lidhej koncesioni këtë konflikt interesi mes palëve sepse ky mund të përbënte shkak për përjashtimin e kompanisë.
Të dhëna të tjera lidhen me faktin se si kjo kompani dyshohet të jetë favorizuar për të fituar këtë koncesion dhe nga ana tjetër duhet theksuar se Gjykata e Posaçme ka orientuar Prokurorinë të ushtrojë ndjekje penal ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili është pyetur më herët në një seancë 8-9 orëshe në SPAK ku ka dhënë shpjegime dhe ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani i cili u pyet ditën e djeshme.

Arena e Lajmit


“Mund të largohen jashtë vendit”, Gjykata i la në burg, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.ministri shokë fakulteti, si ia fshehën shtetit njohjen dhe udhëtimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook