Qëndroi në koma për 22 ditë, Sergio Rico lë spitalin dhe mund të vazhdojë karrierën si portier

Kalon i gjithë ankthi për Sergio Rico, i cili është larguar nga spitali Virgen del Rocio në Sevilla sot në orën 12:30. Portieri i PSG-së ishte shtruar atje për gati tre muaj pas një aksidenti me kalë. Ishte spitali që njoftoi largimin e tij.

“Nuk do ta besoj derisa të kalojmë pragun”, kështu tha dje partnerja Alba Silva. Në fund të korrikut, neurologu David Perez njoftoi se lojtari do t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar një aneurizëm dhe ky operacion mund të lejojë Sergio Rico të rifillojë normalisht karrierën e tij.

Pikërisht në këtë pikë, shumë pyesin nëse Rico do të mund të rikthehet vërtet në fushë: situata e tij e përgjithshme është përmirësuar, por ai do të duhet të vazhdojë rehabilitimin derisa të rifitojë përqindjen e konsiderueshme të masës muskulore që humbi gjatë shtrimit në spital.

Sergio Rico u desh të përballej me një dëmtim të rëndë në kokë dhe për këtë arsye ai qëndroi në koma për 22 ditë para se të zgjohej. Në fillim të korrikut ai kishte dashur të falënderonte të gjithë në profilin e tij në Instagram për dashurinë në momentet e vështira dhe afërsinë me familjen.

Portieri spanjoll mund të konsiderohet me fat duke qenë se nëse plaga do të kishte qenë më e thellë se gjysmë centimetri ai do të kishte humbur jetën menjëherë. Ajo që nuk dihet dhe nuk do të vërtetohet kurrë është nëse Sergio Rico ka qenë në kalë kur ka ndodhur aksidenti apo jo: pasi nuk ka pasur dëshmitarë.

()

Arena e Lajmit


Qëndroi në koma për 22 ditë, Sergio Rico lë spitalin dhe mund të vazhdojë karrierën si portier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook