E kërkon me ngulm edhe Milani, Poçetino zbulon vendimin e tij për Brojën: Nuk mund ta ndalim

Armando Broja po rikuperon ende nga dëmtimi që pësoi në fundvitin e kaluar në një miqësore me Çelsin, por emri i tij vazhdon të qarkullojë në merkaton e futbollistëve. Shumë klube kanë shfaqur interes për të, mes të cilëve edhe Milani apo Roma, të cilët shohin te sulmuesi shqiptar një lojtar me shumë perspektivë.

Por trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se Broja ishte i paprekshëm pasi klubi kishte vendosur që të priste riaftësimin e tij, meqë ekziston besimi se ai mund të bëhet një sulmues i rëndësishëm për blutë.

“Ne po punojmë padyshim. Ne po shohim çdo lloj opsioni që mund të shfaqet në merkato.
Por mendoj se njëkohësisht, ne duhet t’i hedhim një sy apo të dy mbi Armando Brojën. Ne nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund ta ndalim atë. Ne besojmë me të vërtetë te ai, e dimë se sa i rëndësishëm mund të bëhet për Çelsin. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm,, mendoj se është një zhgënjim i madh situata me Nkunku, pasi ai duhet të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe të ndihmojë Xhekson të shënojë gola. Ky është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë situatën. Shpesh ne nuk mund të kërkojmë disa lojtarë të cilët i kemi ndërkohë.

Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të përshtatim skuadrën tonë dhe të marrim rezultate pozitive, ndërsa presim që Armando të jetë plotësisht i shëndetshëm”, tha Poçetino duke zbuluar kësisoj se klubi nuk ka ndërmend të pranojë ofertat që i kanë ardhur për futbollistin./ Panoramasport

Arena e Lajmit


E kërkon me ngulm edhe Milani, Poçetino zbulon vendimin e tij për Brojën: Nuk mund ta ndalim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook