Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Kardhiqit.
Burime për bëjnë me dije se të aksidentuarit janë dy turistë gjermanë të cilët udhëtonin me një motoçikletë.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë përplasjen dhe plagosjen e dy turistëve.
Megjithatë ata ndodhen në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe pritet të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.