Partizani përforcohet para “play-off”-it, firmos me mbrojtësin 22-vjeçar të Kukësit

Partizani përforcohet edhe më shumë në repartin e mbrojtjes. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka zyrtarizuar afrimin e Altin Bytyçit “Mirëserdhe te kampionët Altin Bytyçi” – shkruan Partizani në profilin zyrtar.

Tashmë mbrojtësi do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës  për të nisur kështu përgatitjet për sfidën me Astanën, e vlefshme për play-off e Conference League. 22-vjeçari largohet kështu nga ekipi i Kukësit, ku zhvilloi gjatë 3 vite 90 ndeshje dhe shënoi edhe 2 gola në të gjithë kompeticionet. Një hap i madh për mbrojtësin që do të mbajë numrin 5 në fanellë.

NJOFTIMI I KLUBIT

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi. 22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do t’i bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës.”

()

Arena e Lajmit


Partizani përforcohet para “play-off”-it, firmos me mbrojtësin 22-vjeçar të Kukësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook