Inter këmbëngul për Pavard, Bayern kërkon 35 milionë euro, në lojë futet edhe Manchester United

Benjamin Pavard mbetet objektivi i Interit për mbrojtjen në këto ditë të fundit të merkatos. Francezi nuk u aktizuar në ndeshjen e parë startuese me Bayern Munich dhe kjo ka shtuar zërat për transferimin e tij te zikaltrit.

Bavarezët nuk duan të privohen nga shërbimet e Pavard, por ai nuk po rinovon kontratën që skadon në vitin 2024 dhe kupola drejtuese nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero, ndaj po shikon mundësinë e shitjes. Bayern kërkon të paktën 35 milionë euro, ndërsa Inter mësohet se ofron deri në 30 milionë euro.

Diferenca nuk është e madhe dhe akordi mund të arrihet, por në lojë ka hyrë edhe Manchester United, që mund të shkojë deri në 40 milionë euro, por në këtë rast shihet edhe dëshira e vetë futbollistit, që duket se nuk e tërheq ambienti te Djajtë e Kuq.

Interi, i cili ndërkohë po shet Fabbian dhe Lazaro për të mbledhur më shumë para, mbetet vigjilent dhe shpreson për një marrëveshje, edhe sepse Pavard është një objektiv për të cilin ata kanë punuar prej disa kohësh, por jo haptas.

Dhe nuk është rastësi që Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Monzas, e përmendi Pavard. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me fillimin e javës së ardhshme.

()

Arena e Lajmit


Inter këmbëngul për Pavard, Bayern kërkon 35 milionë euro, në lojë futet edhe Manchester United

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook