Asllani shënon golin e parë në Botërorin e femrave, Suedia merr medaljen e bronxit

Suedia ka mposhtur Australinë duke u renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës për femra. Kombëtarja nordike ka marrë medalje bronzi falë rezultatit 2-0 ndaj vendaseve të Australisë në “Suncorp Stad, stadium ku morën pjesë rreth 50 mijë tifozë.

Kosovare Asllani la shenjën e saj me golin që vulosi triumfin e Suedisë. Ishte minuta e 62’ kur sulmuesja shqiptare e Milanit, tundi rrjetën kundërshtare me një goditje shumë të bukur.

Kjo është hera e katërt që Suedia e mbyll Kupën e Botës për femra në vendin e tretë, ndërkohë që Asllani gjeti golin e parë në këtë turne. 34-vjeçarja u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 9. Finalja e madhe mes Anglisë dhe Spanjës, do të zhvillohet të dielën, duke nisur prej orës 12:00.

()

Arena e Lajmit


Asllani shënon golin e parë në Botërorin e femrave, Suedia merr medaljen e bronxit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook