Manchester City mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Premier League, teksa fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle. Por ajo që habiti të gjithë ishte fakti se Pep Guardiola nuk bëri aasnjë zëvendësim në skuadër.
Goli i fitores u shënua nga Alvarez në minutën e 31-të të pjesës së parë, teksa ishte Foden që shërbeu për sulmuesin argjentinas. Kaq mjaftoi për kampionët në fuqi për të marrë pikët e plota.
Erling Haaland ishte në hije, ashtu si në ndeshjen e Superkupës Evropiane. Pavarësisht të gjithave, ato që vlejnë janë pikët dhe City i mori të plota, duke vijuar të tregojë se është i pathyeshëm në Premier League.
()