“Më rrezikohet jeta”, u arrestua në Tiranë për tentativë vrasjeje të dyfishtë, i riu polak kërkon të mos ekstradohet në vendin e tij

Gjykata penale e Tiranës vendosi arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe një sërë krimesh të tjera.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se para gjyqtarit Gert Hoxha, shtetasi polak Dominik Orlowski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.

Për 28-vjeçarin, ishte caktuar arrest në burg në Poloni, ku në 10 mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Arena e Lajmit


“Më rrezikohet jeta”, u arrestua në Tiranë për tentativë vrasjeje të dyfishtë, i riu polak kërkon të mos ekstradohet në vendin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook