Pesë ditë feste në Malin e Tomorit, Ferdinand Samarxhi: Tempull më i lashtë se gjuha! Qindra pelegrinë kremtojë festën e Baba Tomorrit

Ferdinand Samarxhi u ftuar në studion e “News24” foli për pelegrinazhin në Malin e Tomorit.

Ai tregoi se në malin e Tomorit kanë ardhur pelegrinë nga e gjithë bota, teksa shton se qindra pelegrinë kremtojnë festën e baba Tomorrit.

“Pelegrinë nga e gjithë bota kanë zgjedhur Malin e Tomorit. Qindra pelegrinë kremtojnë festën e baba Tomorrit. Tomorri është tempulli më i lashtë në botë”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Samarxhi tha se kryegjyshata këtë vit ka marrë të gjitha masat, dhe se problematikat që janë hasur vitet e mëparshme në lidhje me ujin këtë vit nuk do të ekzistojnë.

“Heronjtë mitikë janë të jetësuar gjithmonë dhe duke qenë se shenjtërojnë ata e shenjtëruan këtë vend dhe ky tempull i shenjtë vazhdon shenjtërimin. Ndaj gjithnjë e më shumë njerëzit kur mësojnë për Tempullin e Shenjtë numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe shtohen. Këtë vit për herë të parë me të gjitha vështirësitë që kishte, kryegjyshata këmbënguli një shpim të madh, ku ka dalë ujë i bollshëm”, tha ndër të tjera Samarxhi.

()

Arena e Lajmit


Pesë ditë feste në Malin e Tomorit, Ferdinand Samarxhi: Tempull më i lashtë se gjuha! Qindra pelegrinë kremtojë festën e Baba Tomorrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook