Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset kokë më kokë me autobusin me turistë dhe shkrumbohet nga zjarri, vdes 67-vjeçarja, të paktën 5 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Një autobus është përplasur kokë më kokë me një automjet në autostradën Livadia – Amfissa.

Makina e drejtuar nga një 67-vjeçare me origjinë greke, u përplas me autobusin që transportonte turistë kinezë.

Si pasojë e përplasjes makina është përmbysur dhe ka shpërthyer në flakë, ku fatkeqësisht 67-vjeçarja nuk ka arritur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë raportohet se 5 nga 34 turistët që po udhëtonin në autobus janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset kokë më kokë me autobusin me turistë dhe shkrumbohet nga zjarri, vdes 67-vjeçarja, të paktën 5 të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook