Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Serie A, duke fituar 0-3 në fushën e Udineses, me tre golat që erdhën në pjesën e parë. Një lojë e mirë e bardhezinjve, që këtë sezon po futen me “petk” tjetër.
Juventusit i mjaftuan më pak se dy minuta lojë për të zhbllokuar sfidën me Udinesen në Friuli. Një gabim në qarkullimin e topit në fazën mbrojtëse i kushtoi rëndë skuadrës vendëse: topi shkon në këmbët e Chiesas, që godet fuqishëm, duke tundur rrjetën për 1-0.
Bardhezinjtë thelluan epërsinë me Vlahovic në minutën e 20-të, falë një penalltie të akorduar për prekje të topit me dorë. Juvetus mbyll illogaritë me Udinesen që në fundin e pjesës së parë, kur Rabiot realizoi golin e tretë.
Juventus pati edhe raste të tjera në pjesën e dytë, me vendasit që për asnjë moment nuk u futën në lojë. Gjithsesi, nuk pati më gola, me miqtë që iu gëzuan golave të pjesës së parë.
Në ndeshjen tjetër, Lecce përmbysi Lazion 2-1. Vjen debutimi në Serinë A për Ylber Ramadanin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, transferuar pak javë më parë te Lecce, u aktivizua titullar në përballjen me Lazion, që po luhet në “Via del Mare”.
Skuadra puljeze e pësoi në minutën e 26-të, moment kur Ciro Immobile, i shërbyer nga Luis Alberto, zhbllokoi rezultatin për 0-1. Por në fund Lecce (85′ dhe 87′} përmbysi gjithcka, duke marrë tri pikët në debutim.
()