Milan nuk grumbullon tre lojtarë, kanë 10 ditë kohë për të gjetur skuadër të re

Milan do të zbresë sonte në fushë, teksa në orën 20:45, do të luajë në transfertë ndaj Bolgna-s. Që në grumbullim janë parë ndryshime të rëndësishme. Ky është rasti i Alexis Saelemaekers, Divock Origi dhe Fode Ballo-Tourè, të cilët stafi teknik duket se nuk i do më.

Pioli kohë më parë ka bërë të ditur se ata nuk janë pjesë e planeve për sezonin e ri, por tashmë po vjen vendimi zyrtar: nuk thirren për ndeshjen e sotme ndaj Bologna. Milani e ka të vështirë t’i shesë tre lojtarët.

Saelemaekers ka kërkesa nga Spanja, Ëerder Bremen po ndjek Ballo-Tourè, ndërsa Origi është kontaktuar nga klube angleze dhe arabe. Megjithatë, me pak më shumë se 10 ditë të mbetura nga merkatoja, asnjë nga të tre nuk është larguar nga Milani.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, të tre janë kapërcyer në hierarki nga nënshkrimet e reja, rikthimi nga huazimi ose lojtarët shumë të rinj në platformën e nisjes. Kësisoji, Saelemaekers pa ardhjen e Chukëueze dhe Pulisic, Ballo-Tourè u “rrëzua” nga Bartesaghi, Origi nga Colombo. Të tre kanë ditë që stërviten të ndarë nga ekipi i parë, nuk kanë asnjë foto me uniformat e reja kuqezi. Më qartë se kaq…

()

Arena e Lajmit


Milan nuk grumbullon tre lojtarë, kanë 10 ditë kohë për të gjetur skuadër të re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook