“DASH ka ndryshuar qëndrim për Ramën, kandili i tij po fiket”, Robert Papa: Çështja e McGonigal për Shqipërinë mbetet e hapur, seanca e radhës…

Gazetari dhe autori Robert Papa, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me marrëdhëniet amerikano-shqiptare dhe zhvillimet mes dy vendeve së fundmi.

Papa u shpreh se qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ka ndryshuar në lidhje me kryeministrin Rama, i cili sipas tij “ka prishur marrëdhëniet me batutat e tij” në lidhje me ambasadoren Kim. Ai u shpreh se amerikanët “mbajnë shënime” për raste të tilla dhe se “kandili” i kryeministrit shqiptar sa vjen e “fiket”.

Sakaq, ai foli edhe për rastin e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që akuzohet për përfshirjen në një aferë ku përmendet edhe Shqipëria, për të cilin tha se gjyqi i Uashingtonit për çështjen shqiptare vazhdon.

Sipas tij dy çështjet ndaj McGonigal nuk janë bashkuar ndonjëherë dhe se do të ketë sërish seancë ndaj tij në nëntor.

Sa i përket ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Papa tha se pritet që ai të vijë në shtator, por senati nuk po mblidhet ende.

“Diçka ka ndodhur me qëndrimin e DASH ndaj zotit Rama i cili ka prishur marrëdhëniet me batuta duke folur për Yuri Kim. Në SHBA mbajnë shënime. Zyrtarë të ndryshëm të departamentit shkojnë si të ngarkuar me punë. Kandili i kryeministrit shqiptar vjen duke u fikur në raport me SHBA-në. Ai ka një vit pa shkuar në SHBA dhe nuk pritet të vijë së shpejti. Rama ka edhe c çështjen McGonigal, gjë që vetëm ai e di përfshirjen.

Diplomacia ka ndryshuar, ku ka pasur raste që caqet janë kaluar. Unë shpresoj që ambasadori i ri i SHBA-së të vijë në shtator, por senati nuk mblidhet. Mos pasja e një ambasadori të SHBA-së nuk tregon ftohje të marrëdhënieve, por tregon se nuk na shohin aq të rëndësishëm.
McGonigal deri tani kishte thënë se nuk kishte faj, por tani ka pranuar diçka. Megjithatë gjyqi në Uashington për çështjen shqiptare vazhdon. Nuk janë bashkuar kurrë çështjet sepse janë dy gjykata të ndryshme, Nju Jork me Uashingtonin. Kjo nuk përfundon në shtator, pasi ka seancë edhe në nëntor.

Gjyqtarja e McGonigal është një konservatore e emëruar nga presidenti Reagan dhe nuk toleron dikë që mund të akuzohet edhe për spiunazh për rusët. Departamenti i Drejtësisë i Biden kërkon të minimizojë dënimin e tij pasi ai ka pasur lidhje të afërta me djalin e Biden, Hunter Biden. Nëse ai do fitojë pafajësinë në Uashington nuk mbaron këtu pasi Kongresi do vijojë me hetimet”, u shpreh Papa ndër të tjera.

Arena e Lajmit


“DASH ka ndryshuar qëndrim për Ramën, kandili i tij po fiket”, Robert Papa: Çështja e McGonigal për Shqipërinë mbetet e hapur, seanca e radhës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook