Milan e nis mbarë sezonin, merr tri pikë në transfertën delikate, Giroud bën diferencën

Milan e nis shumë mirë sezonin e ri, duke fituar 0-2 në fushën e Bologna-s. Një ndeshje e zgjidhur për 10 minuta lojë, nga minuta e 11-të deri në 21′, kur shënoi do golat e fitores ndaj një kundërshtari që të hap probleme në fushën e vet.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Oliver Giroud. Sulmuesi veteran francez shënoi golin e parë sezonal për kuqezinjtë. Në minutën e 11-të, pas krosimit të Pulisic, Rejnders asiston për Giroud, që falë përvojës së tij, e dërgon topin në rrjetë për 0-1.

GOLI I PARE

Nuk ndalet “Djalli”, në minutën e 21-të, pas një lëvizjeje të zgjuar të Giroud, Pulisic shkarkon të djathtën, me topin që përfundon në rrjetë dhe 0-2 për Milan. Bologna ishte e pafuqishme, ndërsa Milan pati edhe dy raste të mira në pjesën e parë.

GOLI I DYTE

Milan u duk disi më i tërhequr në pjesën e dytë, sidomos në fund, por sa herë dilte në kundërsulm, ishte i rrezikshëm, sic ishte shtylla e Leaos në minutën e 90-të. Nuk pati më gola përvec atyre të pjesës së parë, me Milan që merr fitoren e parë dhe konfirmohet në pretendime. 18 ndeshje radhazi pa humbje ne Bologna per Milanin.

()

Arena e Lajmit


Milan e nis mbarë sezonin, merr tri pikë në transfertën delikate, Giroud bën diferencën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook