“Veprim i çmendur”, BMW me shpejtësi skëterrë hipi mbi digë, eksperti rrugor: Mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose…

Një çmenduri e ka cilësuar eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho, aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit te Diga e Liqenit Artificial.

Në një lidhje me News24, Hasho tha se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve, pse ka qenë një bast mes të rinjve për të kaluar në atë pjerrtësi.

“Çmenduri! Nuk mund të quhet thyerje e rregullave të qarkullimit rrugor, veprim i çmendur i një njeriu që mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve. Mund të kemi të bëjmë dhe më një lloj basti të rinjsh, në kuptimin që nuk ishte tentuar të kalohej ajo pjerrtësi me atë makinë. Ajo ka qenë për të bërë një provë për të parë se sa mund të kalojë. Nuk e di a ka pasur polici në rrugë. Ekziston ai sistem i trafikut që kontrollohet”, tha Hasho.

Ai kërkoi ashpërsim të masave dhe heqjen e lejes së drejtimit për një kohë më të gjatë.
“Nuk janë këto ndryshime të kodit rrugor që mund të na çojnë në reduktimin e këtyre aksidenteve. Nuk mendoj se janë të mjaftueshme gjobat, të hiqet ai rregulli për dyfishin e gjobës. Duhet t’u hiqet leja e drejtimit këtyre kamikazëve.
Kemi një fenomen ku shkelja e gazit është bërë një sëmundje sidomos për moshat e reja.

Arena e Lajmit


“Veprim i çmendur”, BMW me shpejtësi skëterrë hipi mbi digë, eksperti rrugor: Mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook