Rama shfaqet në Shpirag me veshje të posaçme para testit përfundimtar për naftën: Përpjekja dhjetëvjeçare po i afrohet orës vendimtare

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Shpirag, ku vetëm pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte.

Rama shkruan se zbulimi i kryer në 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse mbart sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës.

Ai uron fat dhe thekson se kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës.

POSTIMI I PLOTË
📍Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë🇦🇱🦅
Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës🙏
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Rama shfaqet në Shpirag me veshje të posaçme para testit përfundimtar për naftën: Përpjekja dhjetëvjeçare po i afrohet orës vendimtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook