Mashtroi 200 koreanë dhe përfitoi 28 mln euro, 61-vjeçari gjerman kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore, ja çfarë vendosi gjykata

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Stephan Morgenstem, për qëllime ekstradimi drejt Koresë së Jugut. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se përmes avokatit të tij, Maksim Haxhiaj, shtetasi gjerman kërkoi një masë më të lehtë sigurie, siç është ajo e garancisë pasurore në vlerën e 2 milionë lekëve.

Gjatë seancës, Haxhiaj ka theksuar se me Korenë e Jugut, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Stephan Morgenstem, 61 vjeç i cili u arrestua në Rinas teksa priste bashkëshorten e tij, akuzohet për ngritjen e skemave piramidale.

Ai dyshohet se ka krijuar kompani të ndryshme, duke mashtruar 200 koreanë. 61-vjeçari dyshohet se ka përfituar 28 milionë euro nga veprimtaria e paligjshme.

()

Arena e Lajmit


Mashtroi 200 koreanë dhe përfitoi 28 mln euro, 61-vjeçari gjerman kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore, ja çfarë vendosi gjykata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook