Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Laç, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, por dyshohet i qëllimshëm.
Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.
Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri Taulant Balla i cili ka ndjekur nga afër situatën.