Gjendja është kritike, Gjermania në ankth për legjendën e futbollit botëror

Franz Beckenbauer është në gjendje kritike, ai ka probleme të ndryshme shëndetësore. Javët e fundit, trajneri i kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Itali më 1990, nuk mori dot pjesë në një ndeshje ku luajti pjesa tjetër e ekspeditës italiane 1990.

“Kaiser”, i cili do të mbushë 78 vjeç më 11 shtator, u desh të dorëzohej për shkak të problemeve shëndetësore. Në fund të fundit, Beckenbauer prej vitesh nuk është mirë. Më 2016 dhe 2017 ai bëri dy operacione në zemër, më 2019 kaloi infarkt okular, siç tha vetë.

“Kam disa probleme shëndetësore prej kohësh dhe kjo është e njohur. Kohët e fundit shkova në një klinikë të specializuar sepse më diagnostikuan problem qarkullimi në sy. Kam pasur një infarkt okular. Me syrin tim të djathtë shoh pak ose aspak, kështu që mos u zemëroni nëse nuk ju shoh dhe të përplasem me ju”.

Tani alarmi për gjendjen e tij shëndetësore është ngritur nga Lothar Matthäus: “Ne dëshirojmë që të kthehet si Beckenbauer i dikurshëm, plot energji. I urojmë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë. Ai vetë e ka thënë gjithmonë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë.”

()

Arena e Lajmit


Gjendja është kritike, Gjermania në ankth për legjendën e futbollit botëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook