Milan shijon “djajtë” e ri, Pulisic me shokë, blerje që rezultuan efikase. Në post sfidën me Bologna-n, Stefano Pioli u shfaq i lumtur, madje la të kuptohet se mund të qëndrojnë kështu deri në përfundim të merkatos, pra ekipi që ka në dispozicion e bind për të synuar gjëra të mëdha. Një ditë më parë, Pioli mori dhe dhuratën e radhës, Marco Pellegrino është zyrtarisht një futbollist i Milanit, me mbrojtësin që firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2028, një operacion për 3,5 milionë euro, plus 2 bonuse.
Për momentin e vetmja dilemë është gjetja e një sulmuesi të ri, por në këtë pikë të merkatos Milan nuk ka ndërmend të bëjnë çmenduri financiare, janë të gatshëm të negociojnë vetëm për ndonjë lojtar në formë huazimi. Problemi është që opsionet që ofron tregun nuk janë shumë cilësorë, Kean, Azmoun e Jovic për arsye të ndryshme nuk mund të realizohen, ndërsa për Brojën sa vjen e bëhet më e ndërlikuar pasi të gjithë palët e përfshirë kanë dyshime.
Hugo Ekitike, sulmuesi i PSG ka fituar më shumë kuota pasi palët kanë rivendosur kontakte. Milan e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerje, ndërsa PSG kërkon që blerja të jetë obligim. Në çdo rast, vjen ose jo një sulmuesi i ri, Pioli nuk pritet ta ketë shumë problem. Giroud vijon të jap garanci ndërsa mund të ketë hapësira për Okafor dhe Colombo. Në këto ditë të fundit të merkatos, stafi i Milani është më shumë i përqendruar në merkaton në dalje, kërkojnë të sistemojnë sa më shpejt, lojtarë si Origi, Ballo Toure dhe Saelemaekers.
()