“Deklarata dëshpëruese, ofenduese”, Gravina thyen heshtjen, sulmon ashpër Roberto Mancinin

Gabriele Gravina, presidenti i FIGC, thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për çështjen “Mancini”, largimin e tij befasues nga stoli i përfaqësueses “azzurre”. Numri një i futbollit italian ka një version tjetër, ndërsa kalon në sulm duke akuzuar Mancinin: “Fjalët e Mancinit ishte dëshpëruese, të papranueshme dhe ofenduese ndaj meje”, u shpreh Gravina në intervistën e tij për Corriere dello Sport duke shtuar: “U ndjeva shumë keq, kisha një raport miqësorë dhe profesional me të, nuk e kam shkelur kurrë fushën, nuk i kam kërkuar kurrë formacionin. Nuk i meritoja ato fjalë.

Mancini Gravina
Mancini Gravina

Shkarkime të stafit? Vetëm Evani është larguar. Ai ishte në përfaqësuese përpara se të vinte Mancini. Më pas i përforcuam stafin me Barzagli dhe Gagliardi, të dy të kërkuar nga ai. Duke marrë parasysh marrëdhënien që kisha me të do e vlerësoja më shumë nëse do të më kishte shprehur vullnetin e tij duke më parë në sy”, u shpreh Gravina duke bërë në fund edhe një koment për trajnerin e ri, Luciano Spallettin:

Spalletti
Spalletti

“Më ka përcjellë një entuziazëm ngjitës që në telefonatën e parë. Klauzola? Është një çështje mes tij dhe Napolit, FIGC nuk ka menduar kurrë të futet në mes”, theksoi Gravina.

()

Arena e Lajmit


“Deklarata dëshpëruese, ofenduese”, Gravina thyen heshtjen, sulmon ashpër Roberto Mancinin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook