Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se i dërguari i kryeministrit Edi Rama, Ervin Muça, urdhëroi punonjësit e policisë të hidhnin të dhënat sekrete në USB.
Më tej ai tha se në krye të shërbimit informativ (SHISH) është Vlora Hyseni, e cila është shkarkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për plaçkitje të të dhënave sekrete qeveritare. Sakaq shtoi se kredencialet janë kriminale.
“Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në çdo gjë. Një javë më parë, nxorrën të gjithë të dhënat e TIMS. I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça, një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë të hedhin të dhënat në USB.
Disa refuzuan, por ai mori punonjës privat dhe të dhënat i mori. Ku është sot? Aty ku është në detyrë sepse Taulant Balla shkoi pikërisht për këtë mision. Në krye të shërbimit informativ është një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës se ka vjedhur dhe plaçkitur të dhënat. Pasi shkarkohet për këtë akt, ajo tani emërohet në krye të SHISH. Çfarë kredencialesh ka kjo? Kredenciale krimi. Nëse ka prekur të dhënat, dhe unë besoj plotësisht te Osmani, ajo ka kryer një krim, për të cilin duhet të dënohet në Kosovë. Por këtu, kreu i Meduzës së krimit në rajon, e emëron në krye të SHISH. Çfarë mbetet atëherë? Mbetet qëndrimi i qytetarëve. Mbetet guximi i qytetarëve. Mbetet qëndrimi i opozitës, mbetet guximi i opozitës. Përndryshe unë e mbyll fjalën time duke u bërë thirrje që të qëndrojmë në front të fuqishëm, për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.”, u shpreh Berisha.
()