Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Së fundmi Luizi ka marrë përsëri vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale. Duket se këngëtari është takuar me sipërmarrësin e njohur shqiptar, Samir Mane, ku ka postuar një foto me të në rrjete sociale dhe ajo çfarë ka marrë vëmendjen janë fjalët që ka shkruar në të. Nuk e dimë ende se çfarë po paralajmëron Luizi ama të gjithë jemi shumë kuriozë.
“Mbani frymën njerëz…” shkruan Luizi.
Pas mbarimit të “BBV2”, për shkak edhe të angazhimeve me projektet e shumta Luizi nuk ka pasur shumë takime me ish-banorët e tjerë të shtëpisë e së fundmi ka befasuar me një video të postuar në Instastory. Luizi shihet në makinë me Elvis Pupën dhe gjatë videos përveç vlerësimit për aktorin, Luizi ka treguar edhe se kanë një surprizë për ndjekësit e tyre, të cilën do ta zbulojnë më vonë.