Reijnders shkëlqeu në fushë me Milanin, bashkëshortja e tij dyfishon ndjekësit në rrjetet sociale

Tijani Reijnders ishte një nga më pozitivët e Milanit në Bologna, duke dëshmuar se investimi i klubit kuqezi në këtë merkato vere është i goditur. Holandezi luajti për 90 minuta të plota, teksa ishte protagonist me asistin në golin e parë të shënuar nga Giroud.

Pas ndeshjes ai ishte ndër më të vlerësuarit në notë, me trajnerin Pioli që nuk kurseu elozhet për mesfushorin 25-vjeçar, i cili në fushë dukej sikur kishte vite që luante me Milan, pasi për asnjë moment nuk luajti i ndrojtur apo me emocionet e sfidës së parë.

Pas fitores së kuqezinjve në stadiumin “Dall’Ara”, ishte edhe Marina Reijnders, gruaja e mesfushorit holandez që mori vëmendjen me postimet e saj. Ajo posto disa foto vetëm dhe me partnerin, ku mori shumë komplimenta. Në harkun kohor të pak javëve, Marinës i janë shtuar ndjekësit, ku shumica janë tifozë të Milanit.

()

Arena e Lajmit


Reijnders shkëlqeu në fushë me Milanin, bashkëshortja e tij dyfishon ndjekësit në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook