Konflikt brenda lokalit në Korçë, plagoset 34-vjeçari, policia arreston autorin

KORÇË

Plagoset me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:05 të mëngjesit të sotëm. Në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Konflikt brenda lokalit në Korçë, plagoset 34-vjeçari, policia arreston autorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook