Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri, sekuestrohen 298 doza të kokaine

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Arena e Lajmit


Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri, sekuestrohen 298 doza të kokaine

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook