Del fotoja e turistëve italianë që u përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil. Viktimë të aksidentit tragjik mbetën Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme.
“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Raku. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne mënyrë të parregullt” sipas nenit 291.
Ngjarja ka marrë vëmendjen e mediave italiane të cilët kanë publikuar edhe fotot e viktimave.
“Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë “Mercedes Benz”, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital”, shkruan media italiane.
()