Një 35-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi u kap me pistoletë dhe municion luftarak në makinë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me Mikel Mustafaj, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi, Enea Turja dhe Neritan Sinani.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “White”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 1 shtetas.
Gjithashtu, në pranga dy të tjerë për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:
– E. T., 31 vjeç, M. M., 35 vjeç, dhe N. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. T., dhe pasagjerë shtetasit M. M., dhe N. S.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasit E. T., dhe N. S., kanë pasur dijeni dhe nuk kanë kallëzuar krimin.