Spektakël në Premier League, Manchester United përmbys dy gola, Arsenal ngec në fund

Java e tretë e Premier League ka dhuruar spektakël dhe gola. Manchester United përmbysi 2 gola, duke fituar 3-2 në shtëpi kundër Nottingham Forest, ndërsa Arsenal barazoi 2-2 në fushën e vet ndaj Fulham.

Sfida ne Old Trafford u zhbllokua që në minutën e 2’ me Awoniyi, i cili kaloi lehtësisht Onana-n dhe gjeti rrugën drejt rrjetës. Ndërsa vetëm dy minuta më pas, Boly dyfishoi avantazhi për miqtë.

Vendasit reaguan në minutën e 17’ me Eriksen që ngushtoi diferencën dhe që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultarin 1-2. Fraksioni i dytë solli një “panoramë” shumë ndryshe, me Casemiron që barazoi për “Djajtë e Kuq” në minutën e 52’.

Ndërsa në minutën e 67’ Nottingham mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Worrall mori karton të kuq. Ndërsa pas një ndërhyrjeje të gabuar të Danilos ndaj Rashford, United fiton penallti, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Bruno Fernandes, me portugezin që përmbys gjithçka dhe i dhuroi tre pikë skuadrës së tij.

Ndërsa Arsenal ndalet në shtëpi, në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe humb mundësinë për t’u shkëputur i vetëm në kryei, në një ndeshje që u komplikua shpejt, pasi Pereira ndëshkoi Ramsdale që në minutat e para të saj.

Megjithatë Arsenali reagoi mirë në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë brenda tre minutave, me Saka nga pika e bardhë në të 70-ën dhe Nketiah tre minuta më vonë, duke përmbysur rezultatin dhe marrë rezultatin.

Gjithsesi skuadra e Artetës tregoi edhe njëherë se mbetet një ekip i brishtë dhe i pazotë për të mbrojtur rezultatin, pasi në minutën e 87’ ishte Palhinha ai që shënoi edhe golin e dytë për Fulham (ishte me 10 lojtarë), duke i dhënë një pikë në “Emirates Stadium”.

()

Arena e Lajmit


Spektakël në Premier League, Manchester United përmbys dy gola, Arsenal ngec në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook