Surprizë në startin e Superiores, Skënderbeu befason Egnatian në Rrogozhinë

Kategoria Superiore ka startuar me surprizë. Në ndeshjen hapëse mes Egnatias dhe Skënderbeut, ishin korçarët ata që befasuan 0-1 në Rrogozhinë, duke e nisur me tri pikë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Një gol i shënuan në pjesën e dytë nga Yuri i mjaftoi korçarëve që të marrin maksimumin në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Në fundin e pjesës së parë, Janku dhe Zejnullai rrezikuan dy herë në pak minuta, por nuk pati rezultat. Në fillimin e fraksionit të dytë Fernando  goditi shtyllën, duke mos arritur të shënonte.

Goli i parë i këtij edicioni u realizua nga një brazilian, me Yuri Merlim i cili i aktiviuzar nga stoli arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pak pa u mbushur një orë lojë. Në vijim Egnatia tentoi në disa raste, por nuk ia doli që të shënonte, ndonëse në minutën e fundit të ndeshjes goditi shtyllën me anë të Iskandarlit.

GOLI

Në fund, 3 pikë për Skënderbeun që e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollist, ndërsa Egnatia e konsideruar pretendente merr një goditje që në start.

()

Arena e Lajmit


Surprizë në startin e Superiores, Skënderbeu befason Egnatian në Rrogozhinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook