Olta Gixhari nuk do të tregonte nëse do të ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Kështu është shprehur aktorja, në një intervistë virtuale me ndjekësit në instagram, teksa e pyesin: A je në pritje të ëmbël?
‘Edhe po të jem, nuk do të tregoj’, është përgjigjur ajo.
Postimi
Kujtojmë, se aktorja dhe ish-banorja e Big Brother Vip Albania 2 është nënë e Amarit, vogëlushit të saj 3-vjeçar. Aktorja dhe partneri i saj Dori mirëpritën në jetë djalin në gusht të vitit 2020. Prej momentit të njohjes me partnerin, Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë ku ka krijuar jetën e saj.
Këtë vit pushimet e verës ajo ka zgjedhur t’i kalojë me familjen e saj në brigjet shqiptare dhe jo vetëm. Gixhari është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan momente dhe ide me ndjekësit nga përditshmëria e saj.