Checco Zalone shijon Shqipërinë: Pushova në Green Coast por do rikthehem si vizitor në Vlorë nga ku mund të lindin ide për një film të ri

Po dua të kthehen në vjeshtë për të parë edhe Vlorën. Kam njohur kryetarin e bashkisë së Vlorës, që më ka ftuar dhe sipas meje është një vend ku mund të lindin ide për një film. Akoma nuk kam një ide, por më pëlqen, rrëfimi për këto vende sigurisht në formë komedie, në mënyrën time, mund të jetë interesante.

Le të flasim pak për karrierën tuaj, cilat janë projektet që keni në plan për të ardhmen, a do t’ju shohim së shpejti në një tjetër film komedi?

Të vij në Shqipëri(qesh), këtë vit kam organizuar një tur dal vivo, kam bërë 102 shfaqje këtë vit, më duhet të bëj edhe 10 të tjera dhe më këto mbaron turi në Itali, ma pas më duhet të gjej ide për një film

Do të shohim në një komedi tjetër?

Shpresoj që po, ende nuk kam një ide konkrete, i marr pak gjërat me nge, avash avash si shqiptarët ( qesh)

Thonë që komikët edhe pse bëjnë të gjithë për të qeshur vetë janë ndryshe, sa flet për ty kjo frazë?

Flet shumë, njerëzit kujtonë që unë bëj gjithmonë si budalla, por jam komplet ndryshe në jetën reale. Nuk jam aq i mangët sa në filma (qesh)

Profesioni juaj duket sa i bukur aq edhe i vështirë ndonjëherë, a keni pasur ndonjë moment kur keni dashur të ndërroni profesion dhe përse?

Çdo mbrëmje para se të ngjitem në skenë them me vetë pse nuk u bëra hidraulik, murator, është ajo minuta aty para se të dal para publikut që i bëj vetes këtë pyetje, në ato momente më vjen të rrëzohem në tokë, ankthi të shkatërron. Pastaj shkoj në skenë, më kap adrenalina dhe vijoj me shfaqjen

Checco Zalone shijon Shqipërinë: Pushova në Green Coast por do rikthehem si vizitor në Vlorë nga ku mund të lindin ide për një film të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook