FOTO/ 7 gola për 3 pikë, “çmenduri” në Villareal-Barça, Xavi dhe Spanja përkëdhelin Lamine Yamal: Është një yll

7 gola të shënuar, raste pafund, Villareal-Barcelona, pa frikë mund të konsiderohet një sfidë e çmendur, në fund ata që festuan ishin të besuarit e Xavi-t pas suksesit 3-4. Tifozët blaugrana kanë filluar të ëndërrojnë se mund të shijojnë një tjetër Messi, mbase është shumë herët për ta krahasuar me më të mirin e botës, por Yamal, vetëm 16 vjeç, dhuroi një paraqitje fantastike, goditi dy herë shtyllën, dhuroi asiste, praktikisht bëri gjithçka. Kjo transfertë dukej një lojë fëmijësh për Barçën teksa rezultati pas minutës së 15-të shënonte 0-2, ku Gavi dhe de Jong realizuan dy gola të shpejtë.

Villareal nuk u dorëzua dhe brenda pjesës së parë “nëndetësja e verdhë” realizoi dy gola duke rikthyer shpejt baraspeshën. Jo vetëm kaq, por me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Baena përmbysi rezultatin duke kaluar Villareal në avantazh. Në minutën e 68-të ishte Ferran Torres që pas një rrëmuje në zonë barazoi shifrat në 3-3. Për të mbyllur llogaritë me Villareal mendoi Robert Lewandowski, me polakun që ndoqi mirë aksionin ndërsa shtylla e goditur nga Yamal iu kthye në asist duke dërguar lehtësisht topin në portën e boshatisur. Rezultati 3-4 mbeti i pandryshuar deri në fund, me Barcelonën që del me pikë të plota nga kjo transfertë, 7 pikë në 3 ndeshjet e para në La Liga e cila kryesohet nga Real Madrid me 9 pikë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ylli Lamine”, shkuan Sport në faqen e parë.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ 7 gola për 3 pikë, “çmenduri” në Villareal-Barça, Xavi dhe Spanja përkëdhelin Lamine Yamal: Është një yll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook