Situatat e ndodhura së fundmi mes ciftit Ledri Vula & Sara Hoxha dhe Dafina Zeqirit, kanë qenë kryefjalë e mediave rozë. E ashtu sic ndodh zakonisht, derisa kjo temë të harrohet, thumbimet për të tre personazhet nuk do mungojnë.
Së fundmi, ka qenë rradha e Ledrit. Ditën e djeshme, teksa ka qenë duke performuar në një koncert, reperit i është vendosur kënga “Tonight” në bashkëpunim me Dafinën. Cfarë bëri reperi?
Sapo e kuptoi se për cilën këngë bëhet fjalë, Ledri është kthyer menjëherë nga DJ duke i kërkuar ta ndërrojë. Më pas ai ka vazhduar duke kënduar hitin e tij “Rio”.
Mesa duket, artisti nuk ka dashur që këtë “dramë” ta thellojë më tepër.