“Më pak vatra zjarri se vjet”, drejtoresha në Ministrinë e Brendshme: Është rritur gatishmëria e shërbimit zjarrfikës

Holta Komino, drejtoresha e Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme, në një lidhje live përmes SKYPE-t në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën e zjarreve në vend.

Komino u shpreh se ka pasur një rënie të numrit të vatrave të zjarrit në krahasim me vitin 2022, duke argumentuar se ka pasur rritje të gatishmërisë së shërbimit zjarrfikës. Sakaq, ajo u ndal të zjarrvënësit, ku tha se ka pasur arrestime.

“Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur më pak vatra zjarri, kjo për shkak të masave që janë marrë nga institucionet ligjzbatuese. Zonat që kanë qenë më të përfshira nga flakët janë Fieri, Gjirokastra dhe Lezha. Është rritur gatishmëria e strukturave të zjarrfikësve dhe për pasojë numri i zjarreve ka qenë më i ulët. Kemi pasur bashkëpunim me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Situatat më problematike kanë qenë zjarri i rëndë në Shtyllas të Fierit, për shkak të terrenit, si dhe ka pasur disa banesa në afërsi të flakëve. Rast tjetër ka qenë zjarri në Kurbin, afër Kishës së Laçit.

Problematika ka qenë terreni i vështirë, por situata u vu nën kontroll, pasi u bashkuan edhe disa bashki fqinje. Edhe mali i Shpiragut ka qenë situatë problematike, pasi zjarri ra gjatë natës dhe ishte më e vështirë puna e zjarrfikësve gjatë natës. Por patëm ndihmë nga forcat e armatosura.

Në lidhje me zjarrin në landifillin e Elbasanit, ishte i vështirë, por koordinimi ishte shumë i shpejtë. Po ashtu vlen të theksohet se ka pasur arrestime ndaj personave që kanë ndezur zjarre.

Për sa i përket dëmeve të shkaktuara, janë më të pakta se vitin e kaluar. Janë djegur rreth 343 ha pyje në rend kombëtar. Ky vit dëshmoi bashkëpunimin e mirë më strukturat përgjegjëse, bashkive dhe me Policinë e Shtetit”, u shpreh ajo.

()

Arena e Lajmit


“Më pak vatra zjarri se vjet”, drejtoresha në Ministrinë e Brendshme: Është rritur gatishmëria e shërbimit zjarrfikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook