Kryeministri Edi Rama nga forumi strategjik i Bled në Slloveni, foli për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE.
Në formë batuteje, Rama tha se e rëndësishme është që anëtarësimi i Ukrainës, të mos shihet si kërcënim për Ballkanin Perëndimor.
“Po dëgjoja Dritanin (Abazoviç) nga vendi i qejfit dhe diellit që përmendi diçka të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë ashtu pasi BE është një princip i rëndësishëm, që Ukraina të shihet si një vend anëtar. Por të mos shihet si kërcenim për Ballkanin Perëndimor. Bullgaria mund të sulmojë Maqedoninë e Veriut, Serbia Kosovën, etj… Mal i Zi mund të shëllehet në diell dhe ne mund të jemi gati për tu bashkuar trenit me Ukrainën. E di që duket paska e errët, por pas kësaj historie me avionin rus, duke e mbyllur me një not më lartë. Nuk e di nëse Rusia do të ndryshojë ore, se ka një ndryshim prej 9 orësh”, u shpreh Rama.
()