4 gola në tre fitore të Real Madridit, Xhud Bellingam si Kristiano në vitin 2009

Xhud Bellingam, përforcimi kryesor i Realit të Madridit këtë verë, ka pasur një start të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar katër gola në tre fitoret e arritura nga skuadra e Ançelotit, një fillim si ai i Kristiano Ronaldos në vitin 2009.

Pavarësisht se nuk është sulmues, Bellingam, i ardhur nga Dortmundi, është bërë standardi kryesor në startin e La Ligas për Realin, i cili kryeson tabelën me pikë të plota.

Ajo kundër Selta Vigos ishte fitorja më e vështirë për Realin që u nderua pikërisht nga 20- vjeçari. Fillimi i tij në Madrid përkon me atë të lojtarit që theu të gjitha rekordet e golave të klubit madrilen, Kristiano Ronaldo, i cili në debutimin e tij në vitin 2009 gjithashtu shënoi katër gola në tri javët e para të skuadrës që asokohe drejtohet nga Manuel Pelegrini.

Lojtari aktual i Al-Nassr shënoi një penallti kundër Deportivo (3-2), një tjetër në fitoren në Barcelonë kundër Espanjolit (0-3) dhe një dygolësh kundër Herez në “Bernabéu” (5-0)./ Panoramasport

Arena e Lajmit


4 gola në tre fitore të Real Madridit, Xhud Bellingam si Kristiano në vitin 2009

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook