Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” në lidhje me reagimin e Komisionit Evropian, i cili hodhi poshtë deklaratën e Charles Michel, i cili u shpreh se BE synon të zgjerohet deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit.
Rama shkroi se në këtë pikë është më mirë të qëndrojnë në “avionin pa ulëse të BE-së se sa në avionin rus”, duke iu referuar incidentit të fundit të Yevgeny Prigozhin në Rusi.
Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proces, tha të martën zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat.
Spinat i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Bruksel më 29 gusht, pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.
Por, derisa e pranoi se zgjerimi është prioritet politikë për Komisionin Evropian, ajo iu përgjigj Michel duke thënë se “nuk jemi të fokusuar në afate kohore, por t’i ndihmuar kandidatët në përmbushjen e kritereve dhe për t’u bërë gati”.