VIDEO/ Lukaku sërish në Serie A, sulmuesi belg zbarkon në Romë, tifozët e presin në aeroport

Romelu Lukaku rikthehet sërish në Serie A. Pas aventurës te Interi, këtë herë sulmuesi belg do të luajë për Romën. Lukaku u ul në bordin e avionit privat të Dan Friedkin pak pas orës 17:00, për të përshëndetur më pas tifozët që ishin mbledhur në aeroport për ta mirëpritur atë në Itali.

Mbështetësit e Romës ishin të shumtë në afërsi të aeroportit Ciampino, me shpresën për të fituar një autograf nga bomberi Lukaku.

Firma do të vijë nesër, por sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi italian do të paguajë te Chelsea një tarifë huazimi prej 5.8 milionë euro për lojtarin. Sakaq, akordi vlen për sezonin 2023-24.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho “përqafon” kështu sulmuesin e shumëpritur, me besimin se ekipi do mund të sigurojë një vend në top-4.

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Lukaku sërish në Serie A, sulmuesi belg zbarkon në Romë, tifozët e presin në aeroport

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook