Everton ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit Beto me baza të përhershme nga Udinese. 25-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare në Goodison Park, ndërsa sa i takon shifrave, klubi i Premier League ka paguar 30 milionë euro për blerjen e kartonit të portugezit.
Beto i ka kaluar dy sezonet e fundit në Udine, fillimisht në një huazim një sezon nga Portimonense në verën e vitit 2021, përpara blerjes përfundimtare pak më shumë se një vit më parë.
Që atëherë, lojtari është shpallur dy herë si golashënuesi më i mirë i Udineses në Serinë A, me 11 gola në 28 ndeshje në edicionin debutues e tij në Serie A dhe 10 gola në 33 takime në sezonin e fundit.
Qendërsulmuesi i lindur në Lisbonë është bërë nënshkrimi i pestë i verës i Evertonit. “Është fantastike të bashkohesh me Everton. Everton është një klub shumë, shumë i rëndësishëm në Premier League, ata janë të respektuar dhe kanë një histori të madhe. Ishte e lehtë për ta bërë këtë lëvizje” – Tha ai.
✍️ | We have signed striker Beto from Udinese for an undisclosed fee, the 25-year-old agreeing a four-year contract until the end of June 2027.
— Everton (@Everton) August 29, 2023
()