Foto/ Arbana Osmani zbulon cili është problemi më i madh në industrinë e televizionit

Arbana Osmani është padiskutim një ndër figurat ikonë të televizionit shqiptar, ku i jane besuar programe tepër të rëndësishme.

Gjatë një episodi “pyetje-pergjigje” të hapur në profilin e saj të Instagramit, një ndër pyetjet që i është bërë Arbanës ka qënë në lidhje me televizionin.

Cili është problemi më i madh në industrinë që ju punoni ose diçka që do dëshiroje të ndryshoje rreth saj“, ka pyetur një ndjekës/e, moderatoren e njohur.

Arbana ka vendosur që t’i përgjigjet shkurt, duke shkruar: “Programet e automatizuara dhe rrjetet sociale vendosin se kush vlen më shumë“.

Foto/ Arbana Osmani zbulon cili është problemi më i madh në

Nisur nga reagimi i Arbanës, në fakt rrjetet sociale janë shndërruar në një platformë që fuqizon lajmet e rreme, ideologji dhe mesazhe përçarëse. Rrjete sociale si Twitter, Facebook dhe Google kanë potencialin për të ndryshuar angazhimin qytetar, duke rrëmbyer kështu në thelb demokracinë, duke influencuar mendimet e njerëzve dhe duke i drejtuar ata drejt një mënyre të caktuar të të menduarit.

Matësit e rrjeteve sociale, në një farë mënyrë kanë përcaktuar se cili personazh publik vlen më shumë pavarësisht talentit, duke mos marrë një vlerësim direkt nga profesionistët.

Arbana momentalisht është duke shijuar disa ditë pushime së bashku e familjen e saj në jug të Shqipërisë. Ajo madje ka ndarë më të githë ndjekësit e saj, se po e shijon shumë bukurinë shqiptare.

Foto/ Arbana Osmani zbulon cili është problemi më i madh në industrinë e televizionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook