Orët e fundit të merkatos, çmimet e UEFA-s dhe shorti i grupeve të Champions, sa shumë ngjarje më 31 gusht

Dita e nesërme, pra 31 gushti, do të jetë shumë e ngjeshur në futboll, sidomos në atë evropian. Duke qenë dita e fundit e merkatos, në orët e fundit priten edhe surpriza, ku vëmendja kryesore është te Mbappe me ndonjë ofertë të fundit që mund të trondisë tregun.

Në mbrëmje do të jetë edhe ceremonia gala e UEFA-s për çmimet sezonale të sezonit që lamë pas, ku në garë për më të mirin janë Lionel Messi dhe Erling Haaland, me këtë të fundit favorit.

Më pas, hedhja e shortit për grupet e Champions League për sezonin e ri. Vetëm tri skuadra mungojnë për të kompletuar vazot, fituesit Antwerp-AEK Athinë, Kopenhagen-Rakow dhe PSV-Glasgoë Rangers, që do t’iu shtohen 29 skuadrave tashmë të kualifikuara.

Vazoja e parë dhe e dytë e shortit tashmë janë të kompletuara, e treta dhe e katërta do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga “play-off”. Italianët në çdo rast tashmë kanë pozicione të siguruara (Napoli në vazon e parë, Interi në të dytën, Lazio dhe Milani në të tretën).

Shorti i grupeve të Champions League do të hidhet të enjten, më 31 gusht, në orën 18:00. 32 skuadrat do të ndahen në katër grupe. Vazoja e parë përbëhet nga kampionët në fuqi, fituesi i “Europa League” dhe gjashtë kampionë kombëtarë.

Vazot e tjera, nga e dyta deri tek e katërta do të përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të përballet me një tjetër nga e njëjta federatë. Çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

VAZOJA E PARË – Benfica, Barcelona, Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla

VAZOJA E DYTË – Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

VAZOJA E TRETË – Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda

VAZOJA E KATËRT – Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin (plus ato që vijnë nga “play off”-i).

Dy të parët e secilit grup do të kalojnë në raundin tjetër, ku nis eliminimi direkt. Ekipet e vendeve të treta nga secili grup do të kalojnë në “play-off” për fazën eliminatore të “Europa League”, ku do të përballen me skuadrat e vendit të dytë nga grupet përkatëse të “Europa League” për një vend në 1/8 finale.

DATAT E FAZËS SË GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE

Raundi i parë: 19/20 shtator 2023

Raundi i dytë: 3/4 tetor 2023

Raundi i tretë: 24/25 tetor 2023

Raundi i katërt: 7/8 nëntor 2023

Raundi i pestë: 28/29 nëntor 2023

Raundi i gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

()

Arena e Lajmit


Orët e fundit të merkatos, çmimet e UEFA-s dhe shorti i grupeve të Champions, sa shumë ngjarje më 31 gusht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook