Përfundon telenovela Luis Alberto. Në këto orë, sipas asaj që raporton Sky, mesfushori spanjoll ka rinovuar kontratën me Lazion deri në vitin 2028. Tre sezone të tjera në kryeqytet për lojtarin e njohur, i cili kishte marrëveshje ekzistuese deri në qershor 2025.
Lajm pozitiv për klubin, trajnerin dhe shokët e skuadrës, pas një vere të mbushur me polemika në rrjete sociale sociale dhe oferta tunduese që vinin me breshëri nga Arabia Saudite. Në fund gjithçka shkoi për mirë, me ish-lojtarin e Liverpool-it që mbetet pikë kyçe e skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri.
30 vjeçari luajti 35 ndeshje me lacialët në kampionat në sezonin që shkoi, duke dhuruar paraqitje mjaft të mira. Kujtojmë që Luis Alberto firmoste për këtë ekip në vitin 2016, periudhë në të cilën vinte nga Deportivo La Coruna!
()