Transferimi më i shtrenjtë i verës në Serie A, Interi godet në merkato, një mbrojtës dhuratë për Inzaghin

Interi ka zyrtarizuar afrimin më të ri. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për transferimin e Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez pasi kreu vizitat mjekësore nënshkroi kontratën e re me nënkampionët e Europës, marrëveshje e cila vlen për 5 vitet në vijim.

Kjo prurje i ka kushtuar ekipit nga Milano 32 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonuseve, shifra që e bëjnë atë jo vetëm goditjen më të shtrenjtë të Interit në këtë merkato, por edhe më të shtrenjtën në Serinë A për këtë verë. Pavard do fitojë 5 milionë euro në sezon dhe do të bashkohet që nesër me grupin.

27-vjeçari ka luajtur 4 sezone në Mynih, ndërsa më parë ka kontribuar për Lille dhe Sttugart. Tashmë trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri, teksa vlen të theksohet se Pavard luan si mbrojtës anësor, por mund të luajë edhe në qendër.


()

Arena e Lajmit


Transferimi më i shtrenjtë i verës në Serie A, Interi godet në merkato, një mbrojtës dhuratë për Inzaghin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook