Shifrat e turistëve, Vasili ia kthen Ramës: Industria turistike s’zhvillohet me propaganda, por me analiza

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon turizmit në vend. Në një mesazh në ‘Facebook’ Vasili thekson se po të besosh Ramën i bie që turistet në Shqipëri flenë nëpër pemë, ndërsa në Mal të Zi në hotele.

Mes të tjerash ai shton se industria turistike nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagande e demagogji, por me analiza të sakta profesionale.

REAGIMI I VASILIT
Po të besosh Ramën i bie që turistet në Shqipëri flenë nepër pemë, ndërsa në Mal të Zi në hotele!
Industria turistike, aq e nevojshme për vendin tone, nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagande e demagogji, por me analiza të sakta profesionale.
Edi Rama pa pasur turp hedh shifra njëra me e gënjeshtërt se tjetra, vetëm ne funksion te propagandës.
Përpara tre ditësh Rama tha:
“Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar”.
FAKTET!!
🔹️Por ne vitin 2022 u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë.
🔹️Ndersa janë realizuar gjithsej 3.8 milionë netë fjetje nëpër hotele ne vitin 2022 sipas raportimit te statistikave zyrtare.
🔴 Le te marrim Malin e Zi, qe ka trefishin e hoteleve te Shqiperise.
➡️Ne vitin 2022 Mali i Zi pati 2.183.975 turiste dhe pati nete fjetje 12.428.787 nete fjetje.
➡️Pra mesatarja e nje turisti ne Malin e Zi eshte afersisht 6 nete fjetje.
GENJESHTRA!!
▶️Ne Shqiperi turisti nuk fle as gjysem nate.
▶️Kurse ne Malin e Zi turisti fle mesatarisht gjashte net
Sipas OBT, qe te te quhet turist duhet te fleje minimumi nje natë.
PËRFUNDIMI!!
❓️Ku flene keta turistet e Edi Rames neper peme, ne trotuar, neper rruge apo ku….❓️
P.S. Ne foto statistikat zyrtare te Malit te Zi.

  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Shifrat e turistëve, Vasili ia kthen Ramës: Industria turistike s’zhvillohet me propaganda, por me analiza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook