“Varfëria e shqiptarëve, qëllim direkt i Edi Ramës”, Balliu: Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve

Shefi i Organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend.

Balliu shkroi se përveç naftës, në vend janë rritur edhe çmimet e shportës, taksat, kostot e sterilizimit dhe ato të kilometrave në rrugë, por vetëm rrogat dhe pensionet nuk kanë pësuar rritje.

Sipas tij varfëria e shqiptarëve është qëllim dhe interes direkt i Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve.
Nafta 197 lekë për litër.

Në pak javë çmimi i naftës është rritur 4 herë.
Sot është rritur me 5 lekë përsëri.
Në Shqipëri rriten çmimet e shportës,rriten taksat, rritet cmimi i naftës, rriten kostot e sterilizimit,rriten kostot per kilometer rrugë, rriten plantacionet e droges,rritet krimi,rritet ndertimi.Vetëm rrogat dhe pensionet nuk rriten.
Varfëria e shqiptarve eshte qëllim dhe interes direkt dhe vetem i Edi Ramës.Sa më i varfër një popull aq më e lehte është ta kontrollosh e ta shtypesh.

Arena e Lajmit


“Varfëria e shqiptarëve, qëllim direkt i Edi Ramës”, Balliu: Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook